VIDEO / Këtë herë u zhvesh për Kobi Brajant, modelja që mori famë në Champions “debuton” në ski

Kinsei Volanski u kthye në një nga emrat më të njohur në qershorin e vitit 2019, kur thuajse e zhveshur hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Totenhemit. Modelja amerikane, u bë mënjëherë një yll i Instagramit me tentativën e saj për të reklamuar faqen e internetit të të dashurit.

Dje Volanski ka vendosur të zhvishet përsëri, por këtë herë për të nderuar legjendën Kobi Brajant që u nda nga jeta të dielën. Në finalet e kampionatit botëror të skive që po zhvillohen në Austri, modelja kapërceu rrethimin gjatë garës së sllallomit të meshkujve dhe hyri në pistën e Shladmig duke lënë të çuditur spektatorët dhe telespektatorët.

Ajo mbante një parullë ku shkruhej “RIP Kobe” dhe kaloi vijën e finishit pak çaste patra italianit Aleks Vinatzer i cili kujtoi se kishte regjistruar një kohë të mirë, derisa kuptoi se teknologjia kishte regjistruar modelen amerikane teksa kapërcente vijën e finishit dhe jo atë.

Volanski u shoqërua jashtë pistës nga stjuardët, ndërsa si zakonisht do të bëhet gati të paguajë gjobën e radhës, edhe pse këtë herë qëllimi i saj kishte qenë pak më ndryshe nga ata në të kaluarën. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan