VIDEO / Kasemiro bën ligjin ndaj ish-trajnerit, Reali fiton për shkëputjen në La Liga

Real Madrid ka festuar në mënyrën më të mirë para tifozëve të vet suksesin në Superkupën e Spanjës, duke shoqëruar ceremoninë e paradës së trofeut në fillimin e sfidës ndaj Seviljes, me një fitore 2-1 që i jep mundësinë skuadrës së Zidan që të krijojë tre pikë diferencë me Barcelonën që luan nesër.

Përballë ish-trajnerit Lopetegui, ai që ka bërë diferencën nuk ka qenë një nga yjet e sulmit por mesfushori Kasemiro, i cili është treguar vendimtar sot. Pas një barazimi pa gola në pjesën e parë, ishte pikërisht braziliani i cili gjeti rrjetën në minutën e 57 të takimit me një depërtim spektakolar në zonën kundërshtare.

Pak minuta më vonë, De Jong barazoi shifrat për Seviljen e cila dha sinjale se kërkonte të merrte diçka nga kjo sfidë. Gjithsesi,  entuziazmi i saj zgjati vetëm 5 minuta, aq sa iu deshën Kasemiros për të plotësuar dygolëshin e tij kur me një goditje me kokë mposhti portierin Vaçlik dhe vulosi fitoren 2-1.

Tani Reali është i pari në kuotën e 43 pikëve pas 20 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Sevilja mbetet në vendin e katërt në klasifikim me 35 pikë dhe duket se humbi përfundimisht trenin e ekipeve që luftojnë për kreun e renditjes. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan