sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Intervistë dhe të qeshura, Duro: Jam më i mirë se qendërmbrojtësit e Kukësit, luaj me mend

Kukësi po zhvillon fazën përgatitore në Antalia, ndërkohë që sot në fushë kanë zbritur drejtuesit teknikë, të ndarë në dy skuadra. Shpëtim Duro ishte me uniformën blu, duke fituar ndeshjen ku përballë tij ishin ndihmësi Sero Noka e Jonuz Hallaçi.

Futbollistët e Kukësit kanë organizuar edhe një intervistë në përfundim të ndeshjes, aty ku trajneri Shpëtim Duro i është përgjigjur pyetjeve të futbollistëve. Vesel Limaj ishte në rolin e moderatorit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ngacmimet.

“Skema e ekipit? E patë që ndeshja ishte pozitive për ne dhe dominuam nga fillimi deri në fund, duke qenë në avantazh. Ishim më të organizuar dhe unë luajta si qendërmbrojtës. Besoj se ato futbollistë që luajnë në rolin e qendërmbrojtësit te Kukësi e panë lojën time. Vendosi goli im fitoren e sotme. Ishte deciziv por edhe më i bukuri.

Nuk luaj me kondicion fizik por me mendim. Te kundërshtari vlen të përmendet forma shumë e mirë e Jonuz Hallaçit. Sero dhe Andi janë të rinj, me kondicion fizik por kishin probleme në mentalitetin e lojës.

Rikthim në moshën 60-vjeçare? Edhe pse jam 60 vjeç, kam bindje se me stërvitje intensive luaj më mirë se qendërmbrojtësit e Kukësit”, tha Duro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/