VIDEO / Ibrahimoviç ringjall Rebiç, Milani fiton dhe sheh Europën

Ante Rebiç dukej se do të ishte dështimi i radhës i merkatos së Milanit, derisa në skuadër erdhi Zlatan Ibrahimoviç gjatë janarit. Sulmuesi kroat ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë pikë shumë të rëndësishme të cilat për momentin e shohin Milanin e Piolit të ngjitet në zonë e Europës, edhe pse ende larg asaj të Ligës së Kampioneve.

Në një ndeshje shumë të komplikuar në fushën e Breshias, Milani u desh të djersinte shumë përballë vendasve që dëshironin të dilnin sa më parë nga zona e ftohtë e renditjes, duke qenë ndër kandidatët kryesorë për të rënë nga kategoria. Breshia krijo disa raste të mira sidomos me Torregrosa, duke vënë në vështirësi të mëdha Donarumën.

Kthesa erdhi në pjesën e dytë kur Pioli largoi nga fusha Leaon për të aktivizuar Rebiç në minutën e 58 me Milanin që u shfaq shumë më agresiv. Në minutën e 71-të, Ibrahimoviç nisi një top në zonë nga e djathta dhe Kastijeho e kaloi te Rebiç i cili nuk mund të gabonte pak hapa larg portës.

Kuqezinjtë shpërdoruan më pas edhe golin e 2-0 me Hernandez që goditi traversën, ndërsa në minutat e fundit u kthyen në mbrojtje të rezultatit ndaj Breshias që provoi pa sukses të shënonte në të gjitha mënyrat. Vërshëllima përfundimtare solli fitoren e tretë radhazi për Milanin në kampionat dhe për momentin vendin e 6 në renditje që siguron kualifikueset e Ligës së Europës. Kurse Breshia ku Ndoj u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, mbetet në kuotën e 15 pikëve në këtë edicion dhe mban vendin e 19. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan