sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / I hoqi trofeun nga dora, Simeone për Valverden: I thashë të mos mërzitej, të gjithë do ta bënim

Real Madridi arriti të fitonte Superkupën e Spanjës duke mundur me penallti Atletiko Madridin. Vendimtare në këtë ndeshje ishte një ndërhyrje e gabuar e Fedo Valverde kundër Moratës, duke u larguar nga fusha me karton të kuq, pasi ishte i vetmi dhe shumë pranë zonës së rreptësisë.

Morata ishte përballë portierit kur Valverde i ndërhyri pa u interesuar aspak për topin por rezultoi ndërhyrje me fat sepse Reali fitoi më pas. Në përfundim të ndeshjes, Simeone u pyet për këtë episod dhe pranoi se ishte një ndërhyrje që kushdo do ta bënte.

“Ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes. I thashë që të mos mërzitej sepse të gjithë do të bënim të njëjtën gjë. Ai bëri aq sa mundej dhe nuk duhet të fajësohet”, u shpreh Simeone, që duket se nuk e mban inat për faktin se i hoqi trofeun nga dora skuadrës së tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/