VIDEO / Hysaj protagonist me të penallti e të kuq, Napoli eliminon Lacion e Strakoshës

Napoli ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Lacion, një prej pretendenteve për të fituar këtë turne e një prej ekipeve më në formë të momentit. Në një ndeshje shumë të luftuar, protagonist kanë qenë të dy futbollistët shqiptarë të dy skuadrave, Elseid Hysaj nga një anë e Thomas Strakosha nga tjetra.

Insinje mposhti Strakoshën që në minutat e parë të sfidës, por ajo mori një kthesë të çuditshme më pas për shkak të Elseid Hysajt që u bë protagonist i duelit. Mbrojtësi shqiptar shkaktoi penallti në minutën e 9-të duke u ndëshkuar me të verdhë por fatmirësisht për të, Imobile rrëshqiti në momentin e ekzekutimit dhe gaboi duke e fluturuar topin mbi traversë.

Por 10 minuta më vonë, Hysaj bëri një faull të rëndë ndaj sulmuesit italian  dhe gjyqtari nuk hezitoi t’i nxirrte kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerr nga fusha me të kuq pas 19 minutash lojë, mes protestave të shqiptarit. Pak minuta më vonë, edhe Lacio mbeti me 10 lojtarë, pasi Lukas Leiva u ndëshkua me të kuq, duke vënë barazpeshën numeriket të skuadrave.

Të dy skuadrat provuan disa herë të gjenin rrjetën, duke goditur edhe shtylla e traversa, ndërsa Strakosha bëri një mrekulli duke shpëtuar katërkëndorin e tij pas një gjuajtje të Milik. Por në fund ai që festoi ishte Napoli, pasi ai gol i fillimit të sfidës i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinalen e turneut.

Napoli-Lacio 1-0
3′ Insinje

KK: Hysaj 18′ / 26′ Leiva

Napoli (4-3-3): Meret; Hysaj, Manolas, Di Lorenco, Mario Rui; Lobotka, Deme, Zielinski; Kajehon, Milik, Insinje.
Trajner: Xh. Gatuzo

Lacio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Açerbi, Radu; Lazari, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Parolo, Luliç; Kaisedo, Imobile.
Trajner: S. Inzagi

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan