VIDEO / Grizman shpëton Barçën nga turpi përballë ish-lojtarit të Skënderbeut

Antuan Grizman ka shpëtuar Barcelonën nga një eliminim i bujshëm në Kupën e Mbretit, pasi me dy golat e tij, një prej të cilëve në minutat shtesë, siguroi kalimin e turit për skuadrën e Kike Setien.

Ajo vizitonte Ibizën, një skuadër të kategorisë së tretë në duelin e sotëm dhe shumëkush mendonte se do të ishte një shëtitje për katalanasit, të cilët kishin lënë pushime edhe Mesin për këtë sfidë. Por Ibiza u tregua shumë luftarake e çuditi të gjithë teksa gjeti shpejt golin me anë të Kabaje në minutën e 9 të sfidës.

Sigurisht, më pas dominimi ishte i plotë i Barcelonës sa i përket mbajtjes së topit, por tentativat në portë ishin me pikatore pasi vendasit mbroheshin me shumë forca. Kthesa edhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Grizman në minutën e 73-të vendosi baraspeshën pas asistit perfekt të De Jong. Më pas, në minutën e 94-t ai shpërtheu në të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë suksesin e kualifikimin ekipit të tij me fitoren 2-1.

Në këtë sfidë, në minutën e 77 në fushën e lojës hyri edhe një emër i njohur i futbollit shqiptar, Kuasi Sibo. Mesfushori i cili në edicionin e kaluar veshi fanellën e Skënderbeut, këtë edicion është bërë pjesë e Ibizës dhe pati mundësinë të laujnte disa minuta ndaj katalanasve. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan