VIDEO / Grezda titullar në fitoren ndaj ekipit gjerman, shënon shitja e bujshme e Tiranës

Ka kaluar pjesën e parë të sezonit duke luajtur rrallëherë me ekipin e të rinjve të Rejnxhërs, por te Osijek, Eros Grezdën e shohin si një titullar për vijimësinë e këtij edicioni. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zbritur edhe sot në fushën e lojës me skuadrën e tij përballë Nyremberg, emrit të njohur të futbollit gjerman që aktualisht militon në Bundesligën 2.

Një ndeshje ku Grezda ka treguar përsëri se është në formë të mirë duek krijuar raste, por nuk ka arritur të tunde rrjetën gjatë 45 minutave të para të cilat i luajti të plota, për t’i bërë më pas vend zgjedhjeve të dyta për ekipin e Osijek. Ky i fundit ka si objektiv në këtë edicion të luftojë për vendin e dytë që të çon në fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve.

Një prej atyre që u aktivizuan në pjesën e dytë të ndeshjes ishte edhe Merveil Ndokyt, ish-mesfushori i Tiranës të cilin bardheblutë e shitën për 400 mijë euro te Getafe në vitin 2017, në atë që u cilësua shitja më e suksesshme e klubit kryeqytetas, Merveil, i huazuar te Osijek nga klubi spanjoll, shënoi golin e avantazhit 1-0 të skuadrës kroate, duke treguar se është në formë të mirë dhe se pret që të luajë rregullisht me ekipin, ku një nga vendet në fazën ofensive e ka zënë pikërisht i sapoardhuri Grezda. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan