VIDEO / Gol me “trivela” si Kuarezma, mbrojtësi i Kosovës shënon përballë Sindri Gurit

Ndeshja e sotme në kampionatin belg të futbollit ka parë Standart Liezhin e Mërgim Vojvodës të vihej përballë Ostendes të Sindri Gurit, me mbrojtësin që ka qenë protagonist absolut i ndeshjes me një gol spektakolar.

Vojvoda, titullar si zakonisht, ndihmoi ekipin e tij të barazonte shifrat me një gol të shkëlqyer, një “trivela” me të jashtmen nga ato që bënë të famshëm Rikardo Kuarezman. Pas një shpërthimi në krahun e djathtë, mbrojtësi lëshoi një goditje të shpejtë me të djathtën që gjeti të papërgatitur portierin dhe u ndal në rrjetë, për të vendosur shifrat në 1-1 e më pas me ndeshjen që përfundoi 2-1 për ekipin e tij me një gol në minutën e 89-të.

Nëse Vojvoda ishte titullar, Guri u aktivizua në minutën e 56-të të sfidës, kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën e tij por nuk arriti të linte shenjë, përveç një karton të verdhë që mori pak minuta pasi hyri në fushë. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan