VIDEO / Fitore në ndeshjen e parë, Manaj debuton te Barcelona B me gol… të anuluar

Rei Manaj ka veshur sot për herë të parë fanellën e Barcelonës në kategorinë e tretë spanjolle, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 2-0 ndaj Ejea dhe duke shkuar për momentin në vendin e dytë në renditjen e Grupit 3. Një ndeshje në të cilën ai luajti gjatë 90 minutave, e ku u mundua në të gjitha mënyrat të gjente rrjetën ndërsa për disa çaste e festoi një gol të tillë.

Manaj krijoi disa mundësi të mira shënimi por nuk arriti të tundte rrjetën në pjesën e parë të sfidës, ndërsa në të dytën, kur regjistrohej minuta e 72-të ai kërceu me kokë mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në portë. Lojtari filloi festën për atë që duhej të ishte goli i 3-0 por gjyqtari e frenoi entuziazmin e sulmuesit, duke sinjalizuar një faull të tij ndaj mbrojtësit kundërshtar.

Kështu, sfida u mbyll 2-0 e Barcelona gjithsesi festoi një sukses të rëndësishme për objektivin e klubit. Ndërkaq, Manaj la për ndeshjet e radhës takimin e tij të parë me golin si një futbollist i katalanasve, ku ai shihet si një lojtar që mund të ndihmojë ekipin për ngjitjen në La Liga 2. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan