(VIDEO) Fitore “in extremis” për Skënderbeun, korçarët i nderon goli i Bregut

Skënderbeu ia ka dalë të marrë fitoren e dytë për këtë vit, teksa mposhti minimalisht me rezultatin 1-0, Flamurtarin. Bardhekuqtë hasën në një kundërshtar të vështirë për t’u kaluar, ndërsa nga ana tjetër vlonjatët provuan me kundërsulm.

Megjithatë, në fund ai që vendosi ndeshjen ishte një gol i Dejvi Bregut. Vlonjatët rezistuan deri në minutën e 88, por një inkursion i Gripshit nga krahët solli edhe golin e fitores për korçarët, teksa Krasniqi goditi tranversën, ndërsa aty sfera iu kthye Bregut i cili nuk mund të gabonte.

Fitore e rëndësishme për Skënderbeun, që në këtë formë i largohet vendit të tetë në renditje edhe pse duhet të presë për rezultatin e Vllaznisë. Nga ana tjetër, Flamurtari mbetet pa fitore në këtë kampionat, gjithashtu vazhdon të mos marrë asnjë pikë më shumë jashtë fushe duke vazhduar situatën e pashpresë në këtë sezon.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

Formacionet:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi
Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa, Haruni, Ribaj
Trajner: Luan Birçe

Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Shënues: 88′ Bregu

LIVE, Minutë pas minute:

90+4′ Përfundon sfida në Korçë me fitoren e Skënderbeut, ndaj Flamurtarit, korçarët i nderon goli i Bregut

90′ Nisin minutat shtesë

89′ Gooooool! Ka shënuar Skënderbeu. Gripshi depërton në krah dhe në zonë pason për Krasniqin. Ky i fundit godet tranversën teksa sfera kthehet te Bregu i cili me portën e boshatisur e ka të lehtë të shënojë

83′ Karton i verdhë për Ribajn

82′ Goditja e Gripshit komplet për t’u harruar

80′ Goditje dënimi për Skënderbeu, pozicion i favorshëm për korçarët

76′ Flamurtari largon Muçollarin në fushë Kadriaj

70′ Mundësia më e mirë për korçarët por goditja e Krasniqit ndalet në shtyllë

69′ Ilir Daja kundërpërgjigjet me lëvizje nga stoli. Largohet Daja dhe aktivizohet Mara

68′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Rapaj dhe aktivizohet i riu Gersi Diamanti

67′ Rast i mirë për Ndeki, por sulmuesi tregohet egoist dhe nuk pason për Bregun që priste i vetëm në zonë

62′ Bregu provon nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës

56′ Kombinime të shpejta Gripshi e Bregu. Depërton në zonë sulmuesi dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari kryesor Cjapi

55′ Kreshpa provon nga jashtë zone, por pa rrezik

49′ Provon Skënderbeu të gjejë golin e avantazhit, megjithatë rezistojnë vlonjatët

46′ Starton pjesa e dytë në Korçë, vendasit kërkojnë golin e avantazhit

45′ Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura

44′ Krasniqi godet në hyrje të zonës por nuk ka probleme për Moçkën

40′ Gripshi dhe Bregu provojnë një skemë por fitojnë vetëm këndore

39′ Kreshpa ndëshkohet me karton të verdhë, i pari i ndëshkuar për ndeshjen

32′ Krasniqi për pak sa nuk arrin ta kthejë në gol pasimin e Imamit, edhe pse më parë loja ishte ndalur për një pozicion të parregullt nga sulmuesi

29′ Ndeki provon nga një kënd i vështirë dhe nuk ka shënjestër

27′ Sërish një mundësi e mirë për Flamurtarin, por Hoxhaj nuk kordinohet me kokë

20′ Mundësi e mirë për Flamurtarin, por në fund loja ndalet për një faull pas një prekje me dorë

18′ Faull ndaj Gripshit, gabon Nebihu

16′ Hoxhaj provon nga distanca, por sfera shkon larg kuadratit

15′ Ribaj fiton një faull, gabon Dita në ndërhyrje

12′ Këmbëngulës bardhekuqtë në gjysmëfushën vlonjate por pa rrezik

10′ Flamurtari fiton një goditje dënimi, Rrapaj ekzekuton dhe në zonë shfaqet Nebihu por nuk ka panik për portierin Koliçi.

7′ Sërish korçarët tregohen të rrezikshëm, këtë herë me Ditën

2′ Sinjalin e parë e jep Skënderbeu me Imamin që provon nga distanca, por goditja e mbrojtësit nuk ka saktësi

1′ Starton sfida në Korçë, Skënderbeu pret Flamurtarin

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan