VIDEO / Emocione deri në minutën e fundit, Arsenali i merr pikë Çelsit me 10 lojtarë

Derbi i Londrës mes Çelsit dhe Arsenalit ka dhuruar emocione deri në minutën e fundit të tij, por është mbyllur me rezultatin surprizë 2-2 në një ndeshje të cilën ekipi i Artetës e luajti për rreth një orë me një lojtar më pak.

Në pesën e parë të sfidës, një gabim i Mustafit detyroi Luiz të shkaktonte penallti dhe mbrojtësi u ndëshkua me të kuq, duke lënë Arsenalin me 10 vetë. Zhorzhinjo ekzekutoi saktësisht penalltinë dhe i dha avantazhin Çelsit në një ndeshje që dukej se po kontrollonte.

Por talenti Martineli bëri 80 metra me topin në këmbë nga zona e tij në atë kundërshtare për të shënuar golin e barazimit në pjesën e dytë dhe rihapi plotësisht sfidën që dukej në kontroll të vendasve. Megjithatë, blutë në fund gjetën avantazhin me Azpilikuetën kur shënohej minuta e  84-t.

E papritura erdhi kur një goditje mjeshtërore e Bejerin në minutën e  87 vulosi barazimin 2-2 që nuk ndryshon gjërat në klasifikimin e dy ekipeve por më shumë moralin për “topçinjtë” të cilët po mundohen ende të gjejnë vetveten në trajnerin e ri. ./vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan