sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / E zgjidhin Çalhanollu dhe Ibra në shtesë, Milani siguron gjysëmfinalen me Juven

Milani ka prerë biletën për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ku do të vihet përballë Juventusit. Skuadra e Piolit ka mundur 4-2 Torinon për të siguruar beletën e vet, pas një sfide shumë të ndezur në të cilën iu deshën kohët shtesë për të kaluar më tej në turne.

Kuqezinjtë shënuan shpejt me anë të Bonaventurës pas asistit të Rebiç, por dueli u përmbys nga Torino me dy golat e Bremer, nga një në secilën pjesë. Pioli mendoi të kthente fatin e ndeshjes dhe hodhi në fushë Ibrahimoviç për Piotek i cili vazhdon të zhgënjejë. Por edhe suedezi nuk ishte në ditë të mirë dhe shpërdoroi dy mundësi përtë barazuar shifrat. Kthesa erdhi me aktivizimin e Çalhanollu, i cili në minutën e parë shtesë të duelit me një gjuajtje nga jashtë zonës barazoi ndeshjen dhe e çoi në shtesa.

Aty ishte përsëri  mesfushori turk ai që shënoi duke kthyer Milanin përsëri në avantazh ndërsa në fund Ibrahimoviç korrigjoi gabimet e shumta para portës duke tundur rrjetën për golin e rezultatit përfundimtar 4-2 që çoi për të tretin vit radhazi kuqezinjtë në gjysmëfinalen e turneut. /vipsport.al/