sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Borusia masakron Këlnin, Haland këtë herë shënon “vetëm” 2 si zëvendësues

Borusia Dortmund ka gjetur përsëri frymëzimin dhe futbollin ofensiv, e falë kontributit të Erling Haland, gjithçka po bëhet më e thjeshtë për skuadrën e Luciden Favre. Sot ajo ka mundur me rezultatin 5-1 Këlnin, duke iu bashkuar përkohësisht Bajenr Mynih në vendin e dytë në renditje.

Guerrero shënoi që në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa Rojs bëri të mundur që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2-0 për ekipin e tij. Një pasim i kapitenit gjeti Sanço dhe anglezi çoi rezultatin në 3-0 kur regjistrohej minuta e 48 e ndeshjes. Uth shënoi për Këln në minutën e 64 dhe atëherë Favre hodhi në fushë Haland. Adoleshentit norvegjez këtë herë iu deshën 13 minuta për të vendosur emrin e tij mes golashënuesve, e 22 minuta për të regjistruar edhe golin e dytë personal e çuar shifrat në 5-1.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky i norvegjezit që shënon 5 gola në dy ndeshjet e tij të para me Borusia Dortmund, duke konfirmuar se investimi që bëri ekipi gjerman për ta marrë nga Salcburg nuk kishte qenë aspak i gabuar. /vipsport.al/