VIDEO / Bajerni është përsëri i frikshëm, 5 gola Shalkes për të kërcënuar kreun

Bajern Mynih është kthyer përsëri ajo skuadra e pandalshme e sezoneve të kaluara dhe provën më të mirë e ka dhënë sot me një leksion futbolli ndaj Shalkes në fitoren 5-0 ndaj saj. Nëj sukses ky që çon bavarezët vetëm një pikë larg Lajpcigut kryesues e konfirmon që skuadra e Hansi Flik është përsëri ajo për t’u mundur në Gjermani.

Suksesi i thellë erdhi pas një fillim të vrullshëm të ndeshjes ku Levandovski gjeti rrjetën që në minutën e 6. Në pas, në fund të këtij fraksioni loje, polaku dha asistin për golin e 2-0 të realizuara nga Myler, i cili është kthyer përsëri në element të rëndësishëm në rreshtim, krejtësisht ndryshe nga periudha e Kovaç.

Supergoli i Goretzka në minutën e 50 çoi shifrat në 3-0, ndërsa Alkantara e në fund Gnabri vulosën këtë fitore të thellë të bavarezëve të cilët vijojnë marshimin e tyre të pandalshëm në kampionat ku në 5 ndeshjet e fundit kanë shënuar 20 gola e pësuar vetëm 2. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan