sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Aksidenti i Brajant, publikohen pamjet mes mbeturinave të helikopterit të shkatërruar

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transporteve në SHBA, ka vendosur që të bëjë publike pamjet e filmuara me dronë apo nga zyrtarët e saj në zonën ku u rrëzua helikopteri i Kobi Brajant dhe ku humbi jetën ish-basketbollisti bashkë me vajzën e tij 13 vjeçare dhe 7 persona të tjerë. Mediat prej dy ditësh kishin pushtuar zonën që të kërkonin foto dhe video të vendit të ngjarjes ndaj u vendos që të publikohen këto pamje nga kodra në Kalabas ku ndodhi edhe aksidenti.

Pamjet e xhiruara nga lart tregojnë mirë se sa janë shpërndarë pjesët e avionit pas përplasjes në këtë kodër, si dhe pse është bërë i vështirë gjetja dhe identifikimi i trupave pas shpërthimit të mjetit flutures. Kudo duken qartëisht copëza të vogla që janë shpërndarë nga shpërthimi ndërsa zyrtarët e këtij bordi po mbledhin provat për të kuptuar më mirë shkaqet e aksidentit.

Sipas autoriteteve, piloti i helikopterit ishte munduar që të shmangte mjegullën e fortë e cila në ato momente kishte pushtuar zonën duke detyruar edhe helikopterët e policisë që të ndërpritnin fluturimin. Por vetëm hetimet e hollësishme të mbeturinave të mjetit dhe vendngjarjes mund të zbardhin rrethanat e plota të këtij aksident që bëri xhiron e botës. /vipsport.al/