sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Aguero kthen Sitin te fitoret, dy gola në shtesë tronditin Ançelotin

Mançester Siti u është kthyer sot përsëri fitoreve në kampionat, duke triumfuar jo pa vështirësi në fushën e Shefilld Junajtid. Skuadra e Pep Guardiolës, edhe pse ka hequr dorë nga lufta për titull, dëshiron që të ketë sa më të sigurt vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në Champions, turne të cilit do t’i kushtohet plotësisht në pjesën e dytë të edicionit.

Sot, për të fituar 1-0, iu desh të prist pjesën e dytë të ndeshjes, pasi në të parën humbi mundësinë të kalonte në avantazh kur Gabriel Zhezus humbi penallti. Një gol i Agueros kur regjistrohej minuta e 73-të i dha suksesin skuadrës së Guardiolës dhe bëri të mundur që të krijonte një distancë prej 6 pikësh nga Leisteri i vendit të tretë.

Ndërkohë, rezultati më i bujshëm sot është barazimi 2-2 i Everton ndaj Njukasëll. Skuadra e Ançelotit dukej se kishte gjithçka nën kontroll me Kin dhe Kalvert-Ljuin që shënuan në secilën pjesë të sfidës. Por në shtesën e ndeshjes, Njukasëll shënoi në minutat 94 dhe 95 me mbrojtësin Lezhën, duke vulosur një barazim të papritur përballë ekipit të Ançelotit.

Rezultatet

Aston Vila-Uotford 2-1

Bornmuth-Brajton 3-1

Kristal Palas-Sauthempton 0-2

Everton-Njukasëll 2-2

Shefilld-Mançester Siti 0-1