VIDEO / 0-7 për Atalantën e Gjimshitit, fitore e pabesueshme në Torino

Atalanta ka arritur sot një fitore të pabesueshme, si rrallëherë në Serinë A, pasi ka mundur me shifrat 7-0 në transfertë skuadrën e Torinos, një ekip i cili në pjesën e parë të sezonit kishte pretendime të mëdha për zonën e Europës. Ka qenë një kapitullim i jashtëzakonshëm i torinezëve që kanë lënë shumë për të dëshiruar përballë Gjimshiti & Co. e që mendohet se do të çojë drejt shkarkimit trajnerin Maxarri.

Që në pjesën e parë Atalanta dominoi në çdo aspekt dhe e mbylli me shifrat 3-0 pasi Iliçiç, Gosens e Zapata me penallti tundën rrjetën e Sirigu. Në minutën e 53-të erdhi edhe goli i katërt me Iliçiç, i cili shënoi në mënyrë spektakolare nga mesi i fushës pasi pa portierin që kishte dalë nga katërkëndori. Pak sekonda më vonë ai i shtoi edhe golin e tretë personal sfidës duke çuar shifrat në 5-0.

Muriel u fut më pas në minutat e fundit dhe shënoi në minutat 86 e 88 dy golat e tjerë duke vulosur një fitore mbresëlënëse 7-0 që rrallëherë mund të shihet më në kampionatin italian ku mbrojtjet janë thuajse të pakalueshme. Me këtë sukses Atalanta i bashkohet Romës në vendin e katërt në renditje. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan