Veseli duket jashtë projektit të Empolit, një skuadër e Serisë C interesohet për shërbimet e mbrojtësit

Këmbana merkatoje për mbrojtësin e Kombëtares Frederik Veseli. 27-vjeçari në pronësinë e Empolit, është lënë jashtë formacionit në dy ndeshjet e fundit të skuadrës, madje në sfidën e para katër ditëve të emilianëve nuk ishte as i grumbulluar.

Ndërkaq, Empoli në këtë merkato janari ka afruar edhe dy mbrojtës krahu, pozicion në të cilën aktivizohet Veseli duke i dhënë një sinjal të qartë mbrojtësit. Në këtë formë, mediat italiane kanë nisur të hamendësojnë se Veseli do të nisë një tjetër aventurë, këtë herë në Serinë C. Për mbrojtësin ka interesim të fortë nga ana e Barit, teksa duke parë cilësinë e kampionatit në C, Veseli do të ishte një goditje e madhe për barezët.

Klubet kanë nisur tratativat për formulën e transferimit, teksa si opsioni më i mundshëm shihet huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Mbrojtësi është pjesë e Empolit prej vitit 2016, teksa ka qenë pjesë edhe e Serisë A, megjithatë tashmë situata ka ndryshuar dhe Veseli mund të pranoj transferimin te Bari për më shumë minuta, ndërsa ekipi barez ka si objektiv ngjitjen në Serinë B dhe aktualisht është në vend të dytë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan