sex hikayeleri porno izle kartal escort

Valverde kthen Barcelonën në kohë deri te Van Gal, një vendim i tillë mungonte prej 17 vitesh

Barcelona ka shkarkuar mbrëmjen e djeshme trajnerin Ernesto Valverde dhe vendin e tij e ka zënë trajneri i Betis, Kike Setien. Rezultatet jo pozitive dhe loja e skuadrës ka bërë që drejtuesit të mendojnë seriozisht për një trajner të ri, duke bërë një lëvizje dhe duke pritur të qetë që Ksavi të rikthehet në verë.

Në fakt, nuk është parë në vitet e fundit që Barcelona të shkarkojë një trajner në mes të sezonit për shkak të rezultateve. Hera e fundit që Barcelona e ka bërë diçka të tillë, daton më 26 janar të vitit 2003, ku asaj kohe shkarkohej nga detyra trajneri Luis Van Gal i cili nuk i kishte bindur drejtuesit.

Vendin e Van Gal e zinte trajneri Radomir Antiç, i cili e drejtonte për disa muaj skuadrën Los Blancos dhe më pas larghej duke i lënë vendin Frank Rijkard. Në 17 vitet e fundit, Barcelona nuk i ka ndërruar shpesh trajnerët, ku nga largimi i Van Gal e deri më tani, kanë ardhur 8 trajnerë. Më i suksesshmi padyshim që ishte Guardiola me 14 trofe të fituar në 4 sezone. /Erjon Allaraj-VipSport.al/