Vajushi shënon golin e parë me ekipin e ri, shkodrani i dhuron fitoren Petrolul

Para pak ditëve, Armando Vajushi firmosi me skuadrën e Petrolul Ploeshti e cila është pjesë e Ligës së Dytë rumune. Së fundmi, shkodrani u aktivizua me skuadrën e Teutës në Kategorinë Superiore por nuk ia doli të luante me vazhdimësi, ndaj edhe transferimi në Rumani shihet si një mundësi për t’u rikthyer sërish në formën optimale.

Sakaq, ditën e djeshme, 28-vjeçari është shndërruar në protagonist me Petrolulin teksa iu ka dhuruar fitoren me rezultatin 3-2 në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së ligës së dytë hungareze, Budaorsi.

Në minutën e 65, Vajushi përfitoi nga një pasim dhe u tregua i saktë për ta depozituar sferën në rrjetë, duke shënuar golin e tretë. Petrolul do të ketë edhe një tjetër ndeshje miqësore në dispozicion për t’i treguar trajnerit se është një kandidat serioz për të luajtur në formacionin titullar të rumunëve. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan