sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vajekano këmbëngul për shërbimet e mesfushorit shqiptar, trefishon ofertën për Malagën

Klubi i Malagës ka probleme të mëdha me financat, ndaj nëse mbërrijnë oferta të kënaqshme për futbollistët, atëherë do jenë të detyruar të shesin për të shmangur rrezikun nga falimentimi. Një nga futbollistët më të rëndësishëm për Malagën është Keidi Bare.

Mesfushori i Kombëtares falë paraqitjeve në këto vite ka fituar vëmendjen maksimale, ndaj për të ka kërkesë edhe në merkato. Ka qenë klubi i Rajo Vajekanos i cili disa ditë më parë përpiloi një ofertë prej 500.000 mijë eurosh për fierakun, por që u refuzua pasi shuma e ofruar ishte shumë e ulët.

Megjithatë, Vajakano po këmbëngul për 22-vjeçarin dhe së fundmi ka trefishuar ofertën duke ofruar 1.5 milionë euro për Baren. Por, Malaga duket se ka rezistuar edhe këtë herë dhe ka refuzuar sërish ofertën për shqiptarin. Rajo ashtu si Malaga është pjesë e Segunda Division, por përsa i përket klasifikimit është në pozita më komode se ekipi kua aktivizohen aktualisht Bare dhe Sadiku.  /Egi Çabeli-VipSport.al/