U mund përballë ish-teknikut të Luftëtarit, Rudi Vata: E vështirë të luash pa trajner

Rudi Vata uron që shumë shpejt t’i kthehet rolit së tij të vërtetë te Muskron, atë të drejtorit teknik dhe t’i lërë vendin në pankinë Bernd Holerbah, trajneri të skuadrës. Edhe këtë javë ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare u desh të ulej në pankinë për shkak të pneumonisë që ka goditur rëndë trajnerin gjerman dhe pësoi humbjen e dytë radhazi, sepse ekipi i tij u mund 3-1 në shtëpi nga St. Truiden.

Një skuadër kjo e cila drejtohet nga një emër i njohur për futbollin shqiptar, Milosh Kostiç, i cili një vit e gjysmë më parë drejtoi ekipin e Luftëtarit pa shumë sukses. Slloveni tashmë ka marrë drejtimin e St. Truiden dhe ka filluar të sigurojë rezultate me të.

“E meritonim këtë rezultat. Kundërshtari e dëshironte më shumë fitoren dhe fitoi më shumë duele” ishte sinqeriteti i Vatës pas ndeshjes. “Nuk luajtëm keq në fillim dhe kishim disa shanse por pas golit të parë ata u bënë më agresivë. Nëse nuk fiton duele, nuk fiton dot ndeshje. Po luajte pa shpirt luftarak nuk arrin të bësh asgjë. Sidomos kur luan në shtëpi duhet të respektosh tifozët dhe të punosh më shumë se sot”, vijoi ai.

Vata shpjegoi se pret që Holerbah të kthehet shumë shpejt në pankinë. “Unë jam këtu si drejtor teknik që të kërkoj atë që na mungon. Nuk është e lehtë të luash pa trajner, sidomos pa shpirtin luftarak që ka ai. Uroj që të kthehet dhe të marrim një përgjigje prej tij këtë javë. Do ta mësojmë të martën”, zbuloi Vata ditën kur tekniku do të kthente përgjigje nëse mund të ulej rregullisht në pankinë apo jo. Deri atëherë, ajo detyrë do të vazhdojë t‘i besohet pikërisht shqiptarit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan