sex hikayeleri porno izle kartal escort

Turneu miqësor në Turqi, tekniku i U 17 Beqiri: E vërteta është se 2019 nuk ishte vit suksesi për ekipet Kombëtare

Shqipëria U 17 do të niset ditën e nesërme për një turne miqësor në Turqi. Kuqezinjtë do të qëndrojnë në tokën turke nga data 15 deri më 21 janar. Në këtë turne, Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit B ku do luajë kundër Ukrainës, Maqedonisë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Para këtij turneu ka folur edhe trajneri i Kombëtares U 17, Elvin Beqiri. Shkodrani në një prononcim për FSHF Tv ka theksuar se 2019 nuk ishte një vit suksesi për ekipet Kombëtare, por gjithsesi objektivi është evidentimi i talenteve të rinj.

“E vërteta është se 2019 nuk ishte një vit suksesi për ekipet kombëtare shqiptare, por gjithsesi ajo që është më kryesore dhe parimore, është evidentimi i elementëve të rinj dhe dërgimi i tyre në ekipin U 19 e deri tek kombëtarja A. Besoj që vitin e shkuar kemi zgjedhur elementë mjaft cilësor, në atë brez kemi lojtar premtues që do vazhdojnë të jenë pjesë e përfaqësueseve të Shqipërisë, ku sigurisht do të shikojmë sërish gjendjen e tyre dhe formën në klubet përkatëse. Shpresojmë të punojnë mirë edhe të përfaqësojnë ngjyrat e kombëtares sonë kuqezi. Në lidhje me seleksionimet vendet e reja që kemi vëzhguar janë Gjermania edhe Danimarka, duke shtuar edhe vendet e herëve të tjera, si Greqia dhe Italia.

Mendoj se kemi bërë një seleksionim të mirë dhe një pjesë e tyre janë sot këtu me U 17. Kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët në pamundësi për t’i marrë të gjithë nuk janë sot me ekipin kombëtar. Ne do të zhvillojmë disa seleksionime gjatë vitit, në mënyrë që të bëjmë një vlerësim sa më të mirë dhe korrekt, me qëllimin kryesor të gabojmë sa më pak në përzgjedhje. Qëllimi në turneun e Turqisë, që do të ikim nesër është paraqitja sa më e mirë dhe marrja e rezultatit për të qenë gjithmonë me moralin e mire dhe të motivohen, pasi bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare dhe jo të gjithë e kanë mundësinë të jenë pjesë e saj”, tha Beqiri.