Troisi e tepron: Erdha për projektin e Idrizit, kemi edhe Kupën e Shqipërisë!

Marselo Troisi është i mërzitur për mënyrën se si humbi skuadra e tij, që duket se ka merituar diçka më shumë në sfidën në Korçë. “Është e vështirë të kapërdish një humbje të tillë në minutat e fundit. Sot dua që të përgëzoj djemtë që dhanë më të mirën në këtë ndeshje, duke ditur edhe problemet që ne kemi, pasi po improvizojmë rolet e lojtarëve dhe madje me shumë të rinj në fushë në takime kaq të rëndësishme ku kemi nevojë për pikë,- tha Troisi, trajneri i Flamurtarit fillimisht.

Mbijetesa

I pyetur se nëse nuk bën merkato a do të mbijetojë skuadra vlonjate, trajneri Troisi ka theksuar: “Nëse lojtarët që kemi afruar për merkato federohen, ju siguroj se Flamurtari do të jetë shumë më i fortë. Situata është e vështirë, por tentuam që të improvizojmë kundër Skënderbeut. Ekipi i Skënderbeut është më i fortë se ne edhe sot e tregoi se është shumë Superior në saj të kualiteteve që ka”.

E ardhmja

I pyetur nëse do të drejtojë skuadrën për ta shpëtuar deri në fund, Troisi ka shtuar se: “Kam biseduar me presidentin dhe më ka dhënë garanci që do afrojmë lojtarë ndaj edhe erdha këtu. Erdha sepse presidenti ka një projekt për skuadrën dhe vendosa të rikthehem në Shqipëri dhe Vlorë. E kam ditur që në fillim që situata është mjaft e vështirë, me shumë pikë larg ekipeve të tjera. Kemi edhe Kupën e Shqipërisë që është një objektiv shumë i rëndësishëm siç është Kupa”, – tha Trosi në fund të ndeshjes.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan