Trauma dhe humbje shikimi, Verona publikon situatën e Kumbullës: Do jetë nën vëzhgim

Marash Kumbulla ka qenë shumë i pafat sot në ndeshjen kundër Bolonjës, gjatë të cilës u desh të linte fushën e lojës që në gjysmën e pjesës së parë. Lojtari mori një goditje në fytyrë dhe u zëvendësua pasi kishte pësuar një trauma dhe kishte probleme me shikimin. Këtë e ka shpjeguar edhe vetë klubi italian me një komunikatë për shtyp rreth situatës së mbrojtësit që ishte kthyer në një nga elementët kryesorë të merakos së janarit.

“Hellas Verona FC bën të ditur se futbollisti Marash Kumbulla ka kërkuar zëvendësimin gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Bolonjës për shkak të një dhimbje koke në pjesën e përparme dhe mjegullim momental të shikimit. Lojtari do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera”, shkruhej në komunikatën e klubit, të cilën e konfirmoi edhe trajneri Ivan Juriç në konferencë për shtyp.

“Ai doli nga fusha sepse nuk shihte. Tani ka dhimbje koke”, shpjegoi trajneri situatën e mbrojtësit shqiptar pas këtij problemi të pësuar në një moment kur ai po kthehej ndër elementët më të kërkuar në tregun e futbollistëve në Europë. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan