Transferimi mes Interit dhe Romës dështoi, Spinacola dhe Politano po kthehen aty ku ishin

Mungonte vetëm firma në kontratë teksa futbollistët Mateo Politano dhe Leonardo Spinacola mbërritën në destinacionet e tyre të reja. Kështu, sulmuesi i Interit, Politano pozoi me shallin e verdhekuqve ndërsa zgjodhi edhe numrin që do mbante në fanellë. Mirëpo, Interi vendosi të komplikonte situatën, ndërsa kërkoi teste mjekësore shtesë për Spinacolën.

Në fakt, ish-mbrojtësi i Juventusit ka pasur probleme serioze me fizikun në dy sezonet e fundit ku për pasojë ka humbur një numër prej 30 ndeshjesh në total. Ndërkohë, përveç kësaj lëvizje, drejtori Marota kërkoi edhe një ndryshim në kontratë.

Nga formula e shkëmbimit me detyrim blerje, zikaltërit kërkuan transferimin me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Kështu, do të kishin mundësinë për ta rikthyer sërish Spinacolën, nëse ky i fundit nuk do të binte. Por, Roma nuk ra dakord dhe kështu tratativa dështoi, ndërsa tashmë kryeqytetasit duhet të mendojnë për një tjetër futbollist që të zëvendësojë Zaniolon e dëmtuar. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan