Transferimi më i bujshëm i janarit, Interi lë pezull tifozët dhe shtyn zyrtarizmin e Eriksen

Interi ka arritur të sigurojë më në fund shërbimet e mesfushorit danez, Kristian Eriksen i cili ka përfunduar aventurën në Londër me Totenhemin. Pas një insistimi dhe një bisede disa javore mes palëve, më në fund është arritur akordi dhe futbollisti ka mbërritur sot në Milano duke u pritur nga dhjetëra tifozë.

“A je i lumtur? Po sigurisht”. Kaq ka mjaftuar për prononcimin e parë si futbollist i Interit, megjithatë klubi ka menduar diçka tjetër. Futbollisti nuk do të prezantohet sot me fanellën zikaltër dhe zyrtarizimi i tij është vendosur për nesër, ku duket se ka edhe një surprizë tjetër.

Mediat italiane raportojnë se Interi nuk e mbyll merkaton me këtë transferim ndërkohë që shpreson të largojë shpejt edhe Politanon, për të marrë në Milano futbollistin francez, Oliver Zhiru. Merkatoja mbyllet pas 4 ditësh dhe këto 4 ditë, pritet të jenë të nxehta për Interin. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan