sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tjetër magji e Tares, siguron me parametër zero mesfushorin argjentinas

Igli Tare nuk ndalet me lëvizjet e tij me kosto të ulët, të cilat në pjesën më të madhe të kohës sjellin fitime të mëdha për klubin. Këtë herë, ai ka peshkuar në La Liga, duke marr nga atje një nga mesfushorët më të vlerësuar në dy sezonet e fundit, argjentinasin Gonzalo Eskalante.

Lojtari 26-vjeçar, në vitin 2016 ishte pjesë e Katanias, por nuk arriti të shpërthente në Itali dhe më pas vendosi të transferohej në Spanjë, te Eibar ku u kthye në një element të pazëvendësueshëm dhe në një lojtar shumë të vlerësuar në tregun spanjoll. Igli Tare nuhati menjëherë një okazion dhe pasi mësoi se atij i mbaronte kontrata në qershor 2020, i parapriu çdo lëvizje.

Sipas mediave spanjolle, Eskalante ka firmosur me Lacion një marrëveshje katërvjeçare dhe që në korrik do të bëhet pjesë e bardhekaltërve të cilët nuk do të shpenzojnë asgjë për shërbimet e tij. Tare i ka bërë të qartë lojtarit se ka shanse të shpërthejë në arenën ndërkombëtare dhe të bëhet një emër i njohur, ashtu siç janë bërë Milinkoviç-Saviç apo Luis Alberto.

Kjo ka bërë që Eskalante të pranojë t’i bashkohet Lacios duke refuzuar oferta rinovimi të Eibar, apo edhe klube të tjera më të njohura spanjolle, për të qenë pjesë e projektit të italianëve. Një tjetër magji nga ato të Tares, që tashmë janë bërë të zakonshme për drejtuesin shqiptar, i kthyer në një nga më të vlerësuarit në Europë. /vipsport.al/