Tjetër lëvizje në Spanjë, mesfushori i Shpresave drejt Rekreativo Huelva

Përsëri ndryshime mes futbollistëve shqiptarë të cilët janë pjesë e skuadrave spanjolle. Duket se përveç Manajt që pritet të zyrtarizohet te Barcelona B, apo Bares që duket gjithnjë e më afër Getafes, edhe Kleandro Lleshi, mesfushori i përfaqësues Shpresa, është drejt ndryshimit të ekipit gjatë janarit.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se futbollisti shqiptar është shumë pranë largimit nga Fuenlebrada ku ishte huazuar nga Leganes. Arsyeja është se ai nuk po gjen hapësira në skuadrën e La Liga 2 dhe mund të aktivizohet më shumë në një kategori më poshtë, në Segunda B.

Prej disa javësh ai është kthyer në objektivin e merkatos së Rekreativo Huelva dhe në ditët në vijim pritet që të hedhë firmën në marrëveshjen e re me këtë klub i cili gjendet në mesin e tabelës, por ka synime të mëdha për t’u ngjitur. Nuk dihet ende nëse mesfushori 20-vjeçar do të kalojë përsëri në formën e huazimit apo nëse Rekreativo do të blejë kartoni e tij. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan