Tirana dhe Egbo me një “armë” më shumë ndaj Luftëtarit, bardhebluve iu rikthehet në dispozicion mbrojtësi

Edhe pse mes shumë vuajtjeve dhe një gol që erdhi në minutat e fundit, Tirana ia doli ta niste më këmbë të mbarë vitin teksa mposhti të mërkurën në “Selman Stermasi” me rezultatin 2-1, Bylisin. Bardheblutë regjistruan fitoren e katërt radhazi nën udhëheqjen e Emanuel Egbo e tashmë e shohin veten në vend të dytë, një pikë pas Kukësit kryesues.

Këtë diel, 24-herë kampionët e Shqipërisë, luajnë sërish në shtëpinë e tyre, ndërsa përballen me Luftëtarin. Gjirokastritët edhe pse në pozita të vështira, nuk janë për t’u nënvlerësuar teksa këtë e provoi Kukësi, që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 dhe rrezikoi në disa raste të humbiste ndeshjen.

Ndërkaq, në këtë sfidë Tirana dhe trajneri Emanuel Egbo mund të llogarisin edhe në kontributin e Erion Hoxhallarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë mungoi ndaj Bylisit për shkak të numrit të kartonëve, megjithatë tashmë e ka kaluar pezullimin dhe është i gatshëm për sfidën ndaj Luftëtarit, ku synimi i vetëm janë tre pikët. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan