Tirana bëhet aktive në merkato, bardheblutë pranë firmës me ish-futbollistin e Teutës

Klubi i Tiranës nuk ka firmosur ende zyrtarisht me asnjë futbollist të ri në merkaton e janarit teksa nga bardheblutë janë larguar mbrojtësit Kërçiku e Imami. Ndaj, natyrshëm pritej që klubi të ndërhynte për t’u përforcuar në mbrojtje, megjithatë sipas Supersport, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë gjetur akordin për një mesfushor.

Bëhet fjalë për Lancinet Sidibe. Futbollisti nga Guinea është një emër i njohur i kampionatit shqiptar, teksa më parë është aktivizuar me Flamurtarin dhe Teutën në sezonin e kaluar. Në sezonin aktual është aktivizuar në kampionatin e vendlindjes, edhe pse ishte nën kontratë me Besëlidhjen.

Megjithatë, bardheblutë duket se kanë gjetur akordin me drejtuesit lezhjanë dhe Sidibe, teksa 23-vjeçari do shtojë konkurrencën në mesfushën e kryeqytetasve që tashmë ka gjetur balancat e duhura me dyshen Batha-Çelhaka. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan