sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tifozi i Interit merr përgjigje nga lojtari i Atalantës: Kam fat me ju, luaj mirë edhe kundër Juventusit

Interi u ndal në një barazim 1-1 kundër Atalantës në shtëpi duke i lënë mundësi Juventusit që të shkëputet në krye me 2 pikë. Një nga lojtarët që spikatën më shumë, ishte Papu Gomez i cili nuk shënoi por bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë ndër më të dalluarit në fushën e blertë.

Ndërkohë, për këtë paraqitje kanë ardhur edhe kritikat nga tifozët e Interit që pretendojnë se Gomez luan mirë vetëm kundër tyre. Ata marrin si shembull ndeshjen kundër Juves, aty ku u mundën 1-3. Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë edhe përgjigja e futbollistit.

“Kundër Juventusit nuk luan asnjëherë. Me Interin bën gjithmonë paraqitje të mira ndërsa kundër Juves vetëm humbje. Ndoshta trajneri juaj është me Juventusin. Edhe pse them kështu, urime. Luan një futboll fantastik”, ishte kritika e tifozit.

“Përshëndetje. Ndeshjen e fundit kundër Juves po fitonim deri në minutën e 80 dhe më pas humbëm. Ne kemi bërë paraqitje të mira duke i mundur 3-0 në Kupë dhe duke barazuar në kampionat. Ndoshta është fati që më bën të jem më mirë kundër jush. Shpresoj që përgjigja ime të të qartësojë. Përqafime”, shkruan futbollisti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/