Teuta rikthen në Superiore sulmuesin shkodran, durrsakët zyrtarizojnë marrëveshjen me Hebajn

Teuta ka kryer një goditje të bujshme në merkato teksa ditën e sotme durrsakët kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Rubin Hebaj. Klubi bregdetar ka gjetur akordin dhe ka firmosur një kontratë njëvjeçare me sulmuesin shkodran.

23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e kampionatit ukrainas ku aktivizohej me Vorskla Poltavën. Megjithatë, për më shumë hapësira Hebaj vendosi të rikthehej në Kategorinë Superiore, ku eksperiencën e fundit në Shqipëri e kishte me Partizanin, klub me të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Në garë për shërbimet e sulmuesit ishte edhe Vllaznia, megjithatë në fund Teuta e trajnerit Edi Martini konkretizoi tratativat duke i dhuruar një element cilësor repartit ofensiv, i cili vuajti shumë në pjesën e parë të kampionatit. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan