Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me një lojtar, mbrojtësi dhe klubi ndahen me konsensus

Pas merkatos në hyrje, te Teuta e kanë radhën largimet. Kështu, durrsakët kanë zyrtarizuar mbylljen e kontratës me mbrojtësin Silvestër Shkalla.

Në fakt, palët kanë zgjidhur marrëveshjen me konsensus, teksa klubi i Teutës e ka falënderuar për kontributin e dhënë. 24-vjeçari ka qenë pjesë e bregdetarëve prej vitit 2015 duke koleksionuar 99 paraqitje, ndërsa ia ka dalë të shënojë edhe tre gola, megjithatë tashmë do i duhet të shohë për një tjetër akomodim.

Në dy sezonet e fundit konkurrenca në mbrojtjen e Teutës ka qenë e lartë teksa Shkalla nuk aktivizohej vazhdimisht duke ndikuar edhe në vendimin e marrë së bashku me klubin durrsak.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan