Tërbuni humb gjyqin me ish-trajnerin, 14 paga përfiton italiani

Nëse një futbollist shqiptar apo trajner shqiptar nuk e bën, është një i huaj që gjithmonë do të mbetet shembull. Kështu ndodh edhe me ish-trajnerin Xhino Gargano që ka punuar në vendin tonë dhe ka paditur skuadrën pukjane.

Gargano ka fituar gjyqin dhe tashmë ka një vendim të formës së prerë në dorë duke kërkuar jo pak, por plot 14 rroga si dëmshpërblim nga ish-klubi që e ka pësuar të punësuar me kontratë të rregullt.

Tashmë, pukjanëve u duhet ë të paguajnë edhe për ish-drejtues vite të shkuara, ndërsa 14 paga janë një kosto jo e vogël për ekipin e Kategorisë së Parë, që edhe pak ditë më parë ish-trajnerin Oltion Kërnaja e shkarkoi nëpërmjet “Facebook”…

/Vipsport.al/