Telenovela për Eriksen nuk ka përfunduar, kampionët e Spanjës “trembin” Interin

Dukej çështje orësh zyrtarizimi i Kristian Eriksen te Interi, teksa mesfushori dhe zikaltërit prej disa kohësh kanë qenë në negociata të cilat ishin në rrugën e duhur duke gjetur në fund marrëveshjen. Edhe akordi me klubin e Totenhem ishte në ajër duke qenë se italianët kishin ofruar 15 milionë euro.

Mirëpo, Barcelona ka vendosur në rrezik të gjitha bisedimet, teksa së fundmi është interesuar për Eriksen. Katalanasit e duan në janar dhe e kanë nën shënjestër. Ende nuk mund të saktësohet nëse blaugranët janë me vonesë, pasi siç u përmend edhe më sipër, është arritur akordi me Interin dhe pritej zyrtarizimi i Eriksen në Milano.

Por, tashmë mbetet për t’u parë nëse mesfushori do i qëndroj besnik marrëveshjes paraprake me Interin apo do i tradhtoj zikaltërit për Barcelonën, teksa këta të fundit ndryshe nga italianët janë pjesë e Champions League.  

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan