Te Shqipëria U19 dyshonin, trajneri i Ipsuiç “bllokon” huazimin e talentit Dobra: Është pranë ekipit të parë

Vetëm dy muaj më parë, kur përfaqësuesja shqiptare U19 luante në eliminatoret e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, trajneri Nevil Dede çuditi të gjithë duke mbajtur në stol talentin e Ipsuiç, Armando Dobra, në ndeshjen e parë ndaj Greqisë, të mbyllur me humbjen 5-1. Lojtari u fut në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë.

Në stafin kuqezi dyshohej cilësia e tij dhe ndërruan mendje pas kësaj sfide, duke e aktivizuar më pas në të dy takimet e tjera djaloshin 18-vjeçar. Me pak më shumë vëmendje, do u kishte mjaftuar të lexonin për opinionin e trajnerit të ekipit të parë të Ipsuiç, Pol Lambert, për të kuptuar se sa aftësi ka Dobra e të mos diskutonin praninë e tij në fushë. Tekniku i skuadrës angleze, i cili ka eksperiencë në drejtimin e klubeve me shumë emër edhe në Premier Ligë si Aston Vila, Bllekbërn apo Stouk Siti, s fundmi ka vendosur që të ndalojë huazmin e Dobrës në janar.

Shumëkush mendonte se lojtari duhej huazuar në ekip tjetër bashkë me mesfushorin El Mizuni, që të luante më rregullisht. Por tekniku bëri të qartë se ai ishte shumë pranë kalimit të ekipi i parë. “Këta dy djem janë të një lloji tjetër. Ata janë paraqitur mirë, janë në situatën ku mendoj se nuk janë shumë larg pranisë në ekipin e parë, poe janë shumë më të mirë se për nivelin e U23. Mendoj se është një situatë pak bezdisëse pasi mendoj se kanë më shumë për të dhënë”, tha trajneri i Ipsuiç, duke vendosur veton që Dobra 18-vjeçar të mos largohej në pritje për t’u bërë një lojtar që luan rregullisht me skuadrën e parë. /E.Kuka/vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan