Talenti më i pafat mbyll sezonin, Zaniolo rrezikon seriozisht edhe Europianin

Roma nuk arriti të dilte me pikë nga ndeshja kundër Juventusit në shtëpi dhe sikur të mos mjaftonte humbja, u përball edhe me një dëmtim të rëndë. Talenti Nikolo Zaniolo u largua me urgjencë nga fusha duke shkuar në drejtim të spitalit dhe fatkeqësisht është konfirmuar se talenti ka këputur ligamentin e gjurit.

Në këtë mënyrë, atij i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila do të bëhet pasditen e sotme. Mungesa e Zaniolos pritet të jetë për rreth 6 muaj, duke humbur në këtë mënyrë edhe Europianin teksa vetëm një mrekulli do ta rikthente në fushën e blertë gjatë këtij turneu.

Natyrisht është një humbje e madhe jo vetëm për Romën por edhe për Italinë. Mesfushori 20-vjeçar shihet si një futbollist me shumë potencial në Itali dhe këtë sezon po kalonte një formë të mrekullueshme por që mbyllet këtu forma dhe sezoni i tij dhe lutjet janë vetëm që të rikthehet në kohë për Europianin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/