Takaj: Më kënaq loja e fitorja, ky Skënderbe ka mundësi për më shumë

Fitorja me Partizanin, sigurisht që i ka gëzuar të gjithë në Korçë, e aq më tepore dhe presidentin Ardjan Takaj që vazhdon projektin e tij dhe ruan qetësinë vazhdimisht edhe kur skuadra nuk është brenda pritshmërive. Skënderbeu zhvilloi një lojë me grinte e në fund mori 3 pikët, ndërsa sipas presidentit të skuadrës korçare

Presidenti Ardjan Takaj, në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, ka pohuar: “Skënderbeu vazhdon projektin po punohet për të realizuar ato synime që ne si klub kemi. Më kënaq fitorja ndaj Partizanit, skuadra luajti mirë dhe tregoi se ka mundësi për të qenë aty ku ne të gjithë e duam, – tha Takaj.

Në lidhje me luhatjet që ka pasur skuadra, Takaj ka shtuar se: “Ka mungesë përqendrimi, e kemi thënë, si trajneri që është çdo ditë me skuadrën ashtu edhe unë. Ka djem të rinj në ekip që luajnë për herë të parë në Korçë, por edhe në Superiore. E rëndësishme është që ne dimë të reagojmë, luajmë mirë dhe marrim rezultat”, – tha ndër të tjera presidenti bardhekuq, Takaj.

Ndërkohë, Skënderbeu luan ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe ka mundësinë për revansh, duke synuar që të ngjitet edhe më sipër në tabelën e renditjes.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan