Takaj: Ky kampionat është i dobët, aktualisht jemi në nivelet e Ishujve Faroe

Presidenti i Skënderbeu, Ardjan Takaj, ka deklaruar sot se nuk po e mendon largimin nga korçarët sido që të shkojë gjyqi në Gjykatën Federale. Në “Zona Gol” ai i shpalli besnikëri këtij klubi.

“I dinë të gjithë problemet që ka Skënderbeu, e kemi deklaruar që do të jemi dinjitozë në kampionat. Jemi në pritje të një gjyqi, rezultatet i kemi. Ka luhatje se ka lojtarë që nuk janë mësuar me presione, këto zhurma mediatike ndikojnë te Skënderbeu. Është shumë mirë që Flamurtari e Luftëtari të respektojnë kampionatin, ashtu jemi edhe ne se përfaqësojmë Korçën e do të jemi dinjitoz deri në fund.

Kanë qenë vite të suksesshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare, për këto Kupa është derdhur shumë djersë e para për të arritur në këto nivele që ka arritur Skënderbeu.

Kam qenë i qartë kur kam marrë pjesën e futbollit, ishim të qartë çfarë do të bënim e ku do të arrinim. Projekti ishte shumë serioz dhe ishte konkret për të ndërtuar një klub modern, deri para dy vitesh e shndërruam Skënderbeun në ekip europian e me standarde të larta. Nuk ishte rastësi se ishte punë e madhe, nga stafi, trajnerët e lojtarët. Rezultatet erdhën, nuk i arritëm vitin e parë, por ishte testi që bëmë ne kur arritëm në play-off ku u eliminuam nga Çerno More. Nga aty isha i bindur se mund të arrinim me rezultate, se pamë nivelin e ekipeve, kundërshtarë në Europa League. Ishim të bindur ku do të arrinim dhe arritëm ku deshëm.

Nuk ka një plan B, jam te A e po ndjek rrugën time dhe nuk po mundohem të ndjek një Plan b,. Deri te Gjykata Federale do i shkoj planin A. Jam futur në futboll me Skënderbeun dhe do ta mbyll me Skënderbeun.

Që të mbash klub në nivele të larta duhen shpenzime të mëdha. Ishim pjesë e një projekti, të ardhurat ishin nga pjesëmarrja në grupet në Europë, të gjitha ndeshjet e fituara shpërblehen, plus shitja e lojtarëve. Kjo ishte pjesa e projektit. Një ekip që duhet të marrë pjesë në kampionat, nuk ka pse bën shpenzime të mëdha, shpenzimet duhet të jenë minimale. Ky kampionat këtë vit është i dobët, është bukur për shkak të rivalitetit se ekipet janë aty-aty se nuk kanë ndryshime të mëdha. Por ky nuk është që gjeneron të ardhura, se vendet e para duhet të shkojnë e pretendojnë grupet e Europës duhet të kenë shpenzime të mëdha e kenë lojtarë cilësorë. Atë që bënte Skënderbeu para 2-3 vitesh se siguronte të ardhura të mëdha e blinte lojtarë nga ekipe të mesit, ne kemi marrë lojtarë nga Lacci, Bylis, Kukësi, Besa, ka shpërndarje të ardhurash. Këto që pretendojnë për kampion tregon që futbolli te ne është i varfër dhe pa rregulla, 8 ekipe nuk konkurrojnë në Premier që është më i pasuri në botë, ka të ardhurat më të mëdha, të mos flasim për Gjermaninë që ka Bajernin që dominon. Ka rregulla futbolli dhe po të shohësh vendet e tjera si Turqia, Kroacia, Greqia a Italia, janë të përcaktuar ekipet që synojnë titullin e janë me shpenzime 3,4 apo 10 herë më të madhe se ekipet e tjera se duan të marrin pjesë në Europë. Janë pastaj ekipet e ulëta për prodhim lojtarësh e ata që duan të sigurojnë,mbijetesën. Pa shkallëzim nuk mund të prodhojë të ardhura një kampionat.

Po të shihni Skënderbeun, i gjithë reparti i mbrojtjes është i bërë nga fillimi. Presim kthimin e Jashanicës, nuk është e lehtë të mbash dy vite e të shohësh vetëm të stërvitet mbrojtësin më të mirë të Superiores e jo në fushë. Lojtarët e rinj që ka Skënderbeu, që janë në promovim e sipër për e janë edhe për shitje për tregun jashtë, këto e bëjnë pak të brishtë.

Dënimi ka dëmtuar shumë jo vetëm Skënderbeun por e të gjithë futbollistëve shqiptarë. Atëherë ka shkuar vlera deri në 1 milion e 1 milion e ca për lojtarë të kampionatit që nuk janë parë deri tani. Tani janë shumë më të ulëta që nuk janë dinjitoze si për investimet, ashtu edhe për lojtarë që ka arritje prej 10 vitesh duke kaluar moshat. Të arrish tani të shesësh lojtarë për 100 mijë euro, 150 mijë euro është një shumë e vogël që nuk është buxhet i mirë për klubin.

Ka interes për Bregun, Krasniqin, Gripshin e Pëllumbin. Po mundohemi të gjejmë kampionatet por edhe shifra dinjitoze e jo qesharake. Bregu është i hapur, klubi po mundohet t’i gjejë ekip, se nuk duam t’i pengojmë. Ne si klub quhemi të dështuar nëse nuk arrijmë të shesim lojtarë. Ju e shihni se si sigurohen të ardhurat, nga tifozeria nuk ka të ardhura, e drejta televizive është qesharake, këto janë burimet sot për sot. Nëse nuk do të bëjmë edhe shitje, të gjitha klubet janë të falimentuara. Është qëllim edhe [ër klubin të shesim.

Ne nuk jemi askush aktualisht, jemi në nivelin e Ishujve Faroe. Këtë vit nuk kaluam asnjë tur, me këtë nivel që po shoh nuk kemi shpresa që të prodhojmë të ardhura. Investohet për të marrë pjesë në Europë, po si do shkosh në Europë? Atje shkohet me cilësi dhe kualitete për të marrë pjesë e siguruar të ardhura e kaluar ture, grupet e Champions janë shumë të mëdha për ne. Kjo të siguron disa financa ku sigurohet cilësia e atyre që investojnë për sportin. Nëse ulim pagesat, çfarë lojtarësh cilësorë do të marrim nga tregu europian. Nëse mendojmë se me 1500 euro e 2000 euro marrim cilësi, ky është gabim”, tha Takaj. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan