Synohet ruajtja e vendit të parë dhe diferenca me Lushnjën, Liçkollari: E nisim nga Shënkolli

Pogradeci luan një transfertë delikate në Shënkoll, ku skuadra e trajnerit Ardjan Abazaj synon që të ruajë kreun e renditjes në Grupin B. Pogradeci është në vend të parë me 26 pikë dhe në vend të dytë ka Lushnjën, me vetëm një pikë më pak dhe që në këtë merkato është duke u treguar mjaft aktive, duke afruar lojtarë cilësorë, të cilët kanë luajtur në Superiore, me lagunarët dhe jo vetëm.

Shënkolli

Pogradeci nuk e mendon hapin fals në transfertën e fundjavës. “Liqenorët” janë optimistë dhe këtë e thotë edhe Jurgers Liçkollari që ka qenë edhe pjesë e Bylisit më parë. Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, Liçkollari e nis kështu: “Kemi ndeshje delikate me Shënkollin në transfertë, por nga java në javë na presin takime të vështirë dhe që ndikojnë shumë në synimin që ne kemi. Ne i marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të mendojmë që tani për Besën e Apoloninë”.

Objektivat

Në lidhje me synimin madhor, që është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar, aty ku Pogradeci për herë të fundit ka luajtur afro një dekadë më parë, Liçkollari ka shtuar në fund të fjalës së tij se: “Të kalojmë me sukses Shënkollin, një transfertë delikate, pastaj të mendojmë për sfidat me ekipet rivale. Objektivin Superiore e kemi të gjithë si qëllim, por është shumë shpejt dhe distanca e rivalëve që duan të ngjiten është shumë e paktë”, – tha Liçkollari, një nga titullarët dhe lojtarët e rëndësishëm të skuadrës pogradecare.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan