sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Supriza e Sauthgejt, nuk merr golashënuesin e Premier Ligës në Evropian

Këtë verë do të zhvillohet Kampionati Evropian dhe trajnerët e të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse kanë nisur të mendojnë rreth listës së lojtarëve që do të grumbullojnë në evenimentin më të madh kontinental. Lajmet e para vijnë nga Anglia, ku dëmtimi i Herri Kejn ka krijuar një çështje në lidhje me zëvendësuesin yllit të “Spërsave” në kombëtare.

Xhejmi Vardi është një nga sulmuesit më me eksperiencë dhe në formë të Leister. Ylli i “dhelprave” është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës me 17 gola. 33-vjeçari i Leister po bën shumë mirë këtë sezon, megjithatë mediet angleze raportojnë se trajneri Garet Sauthgejt nuk do e marrë në Evropian.

Një vendim jo pak i çuditshëm, por që arsyetohet me faktin se tekniku anglez do i kushtojë rëndësi të rinjve. Tami Abraham, Dominik Kalvert-Ljuin, Deni Ings dhe Kallum Ullson janë emrat që do të jenë në balotazh për të zëvendësuar Kejn. Në rast të dëmtimit të njërit prej tyre, do të bënte që Sauthgejt të konsideronte Vardin. /VipSport.al/