Starova: Tani është kollaj të vësh gishtin te kush e ka fajin te Partizani, ka afruar lojtarë cilësorë

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka bindjen se të kuqtë do të kalojnë krizën e rezultateve me të cilën po përballen. Në “Pressing”, ai deklaroi se nuk ishte kjo koha për të bërë analiza mbi atë që e kishte fajin.

“Te Partizani nuk është problem harmonia se skuadra po shkon shumë mirë. Në kulmin e periudhës së Lerdës, kur ndodhte diçka në skuadër, sa shënonin gol mblidheshin të gjithë lojtarët te trajneri se nuk kishin ndonjë gjë. Vjen Sormani dhe e kanë pritur shumë mirë dhe nuk është kjo. Po nuk more parasysh që ka mungesa, dëmtime, edhe fat, duhet t’i marrësh parasysh të gjitha.

Kur merr një trajner një skuadër, pranon objektivin e klubit për të dalë kampion, Lerda kishte detyrim për të dalë kampion, tha që afrimet nuk i bëj unë po klubi. E ka pranuar këtë lloj gjëje, janë të tjerë shembuj që nuk e pranojnë. Unë jam që Lerda të vazhdonte deri në fund, se vjen tjetri e do të dëgjojmë që e gjeta pa përgatitur skuadrën.

Tanë është kollaj të vësh gishtin kush e ka fajin, ka kohë, se po kaloi këtë krizë Partizani që kam bindje se do e kalojë, do flasim ndryshe. Ai që bie lojtarët në klub, është në fokus, por në fund bëhen krahasimet. Të flasim për Olsin që është ai që merret me këtë. Nuk mund të them se këto lojtarë të tjerë, përveç Ekubanit, nuk janë cilësorë. Boldor nuk mund të thuash që nuk është lojtar i mirë, Melo është shumë i mirë, ai Solmon, Braun nuk është lojtar i keq,. Është kollaj të thuash që e ka fajin Olsi. Nuk jam dakord, jam kundër disa afrimeve që duhet të vijë koha në fund për të bërë analizë tamam”, tha Starova. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan