Starova për Sormanin: Tha të vërtetën vetëm për penalltinë, Trashit e Idrizajt i hynin maunet nga krahët

Sulejman Starova mendon se duhet parë mirë lufta për titull e nuk mund të thuhet që tani se ka një favorit për trofeun në Superiore. Trajneri i njohur, në “Pressing” analizoi problemet e disa prej ekipeve që kanë pretendime të larta.

“Rikthimi i garës ishte pak zhgënjyes. Pa gjak Kukësi, një skuader që humbi shansin. Janë thelluar problemet edhe në fazën difensive të Partizanit tani. Te Teuta, janë për t’u parë treshja e lojtarëve që ka marrë se sa mund ta ndryshojë lojën. Sormanit duhet t’i duket puna se sa ka ardhur e duhet kohë. Kukësi ka shpirtin e garës për të gjetur se ka formacionin e siguruar, postet e dubluara.

Tirana është për t’u parë, aspektin difensiv që ka qenë me skandaloz, dyshja Muça-Vangjeli sikur ka rregulluar diçka. Tirana la Kërçikun e Imamin e nuk mori asnjë. Oshilacionet vijnë te Skënderbeu se është për t’i thënë Skënderbe bebi. Është Gripshi titiullar me dy kampionate, imagjino se sa skuadër e re është. Skënderbeu nuk është ë vërtetë që është kockë e fortë në shtëpi të vet se e kanë mundur, por nga përbërja që është skuadër e re, i ka këto rezultate, i duhet të luajnë të gjithë titullarët shumë mirë”, tha Starova.

Kthimi i Sormanit
“Sormani ka vepruar mirë si specialist që ka ruajtur moralin e skuadrës se çdo gjë që tha nuk ishte e vërtetë përveç penalltisë që mund të kthente ndeshjen. Unë nuk pashë gjë pozitive, përkundrazi alarmante, edhe kur ishin 11 vetë. Iu shtua problem i fazës defensive si repart, mungesa e Boldor bën të vetën, edhe pse është kritikuar mënyra e lojës. Dy qendrat nuk mbajnë dot veten e jo më gabimet e Trashit e Idrizajt që u hyjnë maunet nga krahët. Dhe ai është një i huaj që ka qenë këtu, imagjinoni të vinte një që nuk e njeh. Atij i duhet kohë për të harmonizuar këto që ishin”, tha Starova. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan