Sormani: Njoh vetëm një tip futbolli, rritemi me kalimin e kohës

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka folur në ditën e sotme në konferencën e shtypit në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit. Trajneri i të kuqve ka theksuar se me kalimin e kohës skuadra do rritet, ndërsa shprehet se njeh një tip futbolli, të luajturit si ekip i vërtetë, me intensitet e agresivitet. Ndërkohë, italiani tha se ndaj Kukësit ashtu si edhe ndaj të gjithëve, pret fitoren.

Mungesat? Do e zgjidh me lojtarët që kam në dispozicion, janë përgatitur mirë dhe me intensitet. Jemi përgatitur për të zhvilluar një ndeshje pa i menduar mungesat që kemi në këtë përballje me Kukësin”. Shqetësimi? “Në çfarë sensi e keni pyetjen se çfarë më shqetëson? Jam prej pak kohësh në krye të Partizanit. Me kalimin e kohës do të rritemi si skuadër, do përmirësohemi fizikisht, në aspektin e mentalitet dhe psikologjikisht. Sa më shumë kohë të kemi, aq më tepër skuadra do i afrohet gjendjes që unë kërkoj”. Ndryshimet në formacion? “Ndryshimet janë të nevojshme për shkak të mungesave që kemi prej skualifikimeve. Skuadra duhet të jetë e përgatitur në aspektin psikologjik. Ata që do të zbresin në fushë do të marrin të gjithë të njëjtin mesazh, që të jenë sa më të përgatitur psikologjikisht”.

Superiorja? “Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Nuk ka një skuadër që është superiore nga të tjerët. Këtë e kam edhe për skuadrat që mund të konsiderohen të vogla, pasi edhe ato të vënë në vështirësi. I rikthehem edhe njëherë idesë time, se si do të përballohen ndeshjet në aspektin psikologjik”. Arbitrimi? “Çfarë duhet të them për arbitrin unë? Unë jam këtu për të gjykuar skuadrën time dhe për ta përmirësuar atë. Për t’u kthyer te ndeshja, bëmë një ndeshje të mirë për 40 minuta dhe me pak fat edhe mund ta kishim fituar atë. Për këtë arsye nuk kam çfarë them për arbitrin”.

Objektivi ndaj Kukësit? “Pres gjithmonë të fitoj, pavarësisht lojtarëve që kam në dispozicion. Skuadra do të bëjë të më mirën për të fituar. Unë njoh vetëm një tip futboll, ai që të luajmë si një skuadër e vërtetë. Nëse luhet me intensitet, me agresivitet, mund të vësh në vështirësi çdo ekip”.

Humbja e para tre viteve me Kukësin, hakmarrje? “Nuk e shoh si një ndeshje hakmarrjeje. Në atë ndeshje ne vinim pas dy muajsh intensiv në kupat e Europës, ku kishin zhvilluar ndeshje shumë të mira. Vinim pas ndeshjeve me Salzburg e Krasnodar, kundërshtarë shumë të fortë. E kisha menduar që do kishim rënie fizike në fillim të kampionatit, pasi kishim shpenzuar shumë energji”. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan