Sormani: Me penalltinë e dytë mund ta kthenim, nuk e meritonim të humbnim

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, e ka cilësuar ndeshjen e sotme një provë karakteri të ekipit dhe ka parë diçka pozitive në radhët e ekipit pavarësisht humbjes. Tekniku i të kuqve tha për SuperSport se ekipi kishte reaguar dhe se kishte pasur mundësinë ta kthente edhe me 10 lojtarë.

“Mendoj se kemi bërë të gjithë ndeshjen mirë se luajtëm edhe me një njeri më pak. E besonim, nëse shënonim penalltinë e dytë edhe mund ta fitonim. Jam i lumtur për djemtë për paraqitjen në një situatë jo të mirë, ka gjëra të mira. Rezultati nuk të pëlqen, por paraqitja ishte e mirë në një situatë jo edhe aq të mirë.

Merkato? Mendoj të trajnoj djemtë që janë, pastaj klubi bën vlerësimet e veta,. Por ky nuk është momenti të flasim për këto gjëra, por për paraqitjet, rastet që krijuam, mundësinë që mund të rikuperonim ndeshjen që shumë pak skuadra mund ta rikuperonim.

Nuk flas për gjyqtarin, pavarësisht episodeve që mund të më tregoni.

Duhet t’i bëjmë komplimente Ferhatit se ka bërë një ndeshje të mirë në debutim, ka bërë një ndeshje të fortë, shpenzoi shumë dhe menduam t’i jepnim Romeros mundësinë në 15 minuat e fundit. Duhet të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë, kishim më shumë se një rast, duhej të ishim më cinikë, duhej të sistemonim atë që duhej bërë para se të krijonim ekuilibrin, gjë që nuk ndodhi.

Kampionatin e tregon klasifikimi që është i ekuilibruar. Nuk e meritonim të humbnim sot për paraqitjen që bëmë, por ndodh, është normale në futbollin modern. Duhet të jesh konstant në 95 minuta për të fituar një ndeshje”, tha Sormani. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan