Sormani: Ju garantoj që Partizani do të luftojë për titullin deri në fund

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, sheh me pozitivitet këtë kthim të tijin te të kuqtë, pasi ka gjetur një grup që duket i orientuar drejt luftës për titullin kampion. Në një prononcim të tij nga grumbullimi në Antalia, tekniku italian u premtoi tifozëve të Partizanit se kjo skuadër do të ishte e denjë për luftën për titullin kampion dhe do e kërkonte me ngulm deri në fund.

“Kam gjetur një skuadër jashtëzakonisht të motivuar. Të gjithë janë përcaktues për ekipin dhe motivimi është shumë i madh. Kam fatin të drejtoj një ekip të tillë. Këtu ka tension dhe konkurrencë. Mendoj se në një ambient si i Partizanit ku stafi teknik, lojtarët dhe tifozët kanë krijuar si bllok që të shpallet kampion, kjo është më përcaktuese.

Unë garantoj që Partizani do të luftojë për të fituar titullin deri në fund, të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe gati, këtu janë shumë futbollistë që kanë besim e mundësi për të arritur këtë qëllim. Pastaj futbolli është i çuditshëm, pasi një lojtar mund të ndryshojë fatet e gjithë skuadrës:”, tha Sormani. /vipsport.al/