Sormani: Dua një skuadër që në fund të 90 minutave të mos ketë asnjë peng, rivalët janë Kukësi dhe Tirana

Trajneri i ri i Partizanit ka zhvilluar konferencën e parë për shtyp pas emërimit si “timonier” i të kuqve. Tekniku italian ka theksuar se kërkon në fushë një skuadër kompakte dhe që të japë maksimumin e në fund të 90 minutave të mos ketë asnjë peng për rezultatin. Sakaq, Sormani shprehet se nga ecuria e deritanishme rivalët e Partizanit do jenë Kukësi dhe Tirana.

Gjendja e skuadrës dhe si do zgjidhni problemin e golit? “Në çdo skuadër kur ndërrohet një trajner, do të thotë se ka një problem pasi në të kundërt nuk ndërrohet trajneri. Besoj se problemi fizik nuk mund të ndahet nga ai mental. Mendja është ajo që bën të funksionojnë këmbët, në këtë formë nëse zgjidh problemin mental, zgjidh edhe atë fizik. Pastaj është e qartë se duhet të punosh. Unë e di që kërkesat e mia gjatë stërvitjeve janë të rënda, kërkoj shumë intensitet dhe pjesëmarrje të madhe nga të gjithë. Por, duhet them se skuadra ka punuar mirë. Ka punuar me dëshirë të madhe dhe duke bashkëpunuar e këto janë gjërat më të rëndësishme”.

Keni nevojë për merkato, me aq sa keni vënë re në Turqi? Pikë së pari ky është një diskutim që unë e bëj me drejtorin Olsi dhe presidentin Demi. Sepse jemi vazhdimisht në kontakt dhe kërkim të përmirësimit të gjithë gjërave. Megjithatë, ajo që është thelbësore është të përqendrohem dhe të punoj me grupin e lojtarëve që kam në dispozicion dhe që për mendimin tim janë më të mirët e mundshëm. Është detyra ime që t’iu marr maksimumin dhe ky është objektivi im, këtu do jem i fokusuar. Kush më ka njohur në aventurën time të parë te Partizani, unë asnjëherë nuk flas për individë por për grupin. Për të fituar duhet të jesh një skuadër. Edhe skuadrat e mëdha nuk arrijnë t’i zgjidhin ndeshjet me një lojtar”. Çfarë pritet nga Partizani i Sormanit? “Unë pres një skuadër që çdo sekondë të ndeshjet të shtyn për të fituar ndeshjen, agresive dhe determinante. Një skuadër e vërtetë që luan për njëri-tjetrin, kompakte. Një skuadër që kur mbaron ndeshja të mos ketë asnjë peng për atë se çfarë kanë dhënë në fushë”.

Kush është më e mirë ajo para tre viteve apo e tanishmja? “Janë të ndryshme. Skuadra tani ka shumë potencial. Është një grup i ri, që mund të rritet dhe i ka mundësitë”. Kontingjenti? “Për mua janë më të mirët, në kokën time. I respektoj të gjithë dhe ua them kur bëjnë mirë. Lojtarët e mi, për mua, janë më të mirët. Duhet të motivoj skuadrën dhe t’u marr më të mirën”. Mungesat? “Kemi mjaft lojtarë, që do i zëvendësojnë Boldor dhe Melo”. Rivalët? “Kukësi është rivali ynë, ashtu sikurse Tirana. Këto mendoj se janë skuadrat që do na rivalizojnë për titull, nisur nga ajo që kanë dhënë deri tani”. Moduli? “Është i rëndësishëm, pasi u jep besim lojtarëve. Por nuk vendos gjë, pasi lojtarët i interpretojnë. Nëse më thoni ju me çfarë moduli të luaj, Ok. Nuk kam një skemë fikse, do vendos sipas situatave. Dua agresivitet nga skuadra”.

Dështimet e trajnerëve të huaj te Partizani? “Të punojmë. Njoh vetëm punën, do punoj fort dhe do ua kërkoj edhe lojtarëve. Këtë garantoj. Ju garantoj që do jetë një skuadër me shpirt”. Mala? “Mala është një çështje e klubit, nuk futem unë. Kur të jetë në dispozicionin tim, atëherë ndryshon situata. Komunikoj me klubin në çdo moment dhe kjo është situata”. Trashi? “Nuk shoh arsye t’ia ndryshoj pozicionin. Është paraqitur mirë dhe s’kemi pse. Po shprehet mirë në mbrojtje dhe do luajë aty”. Ekipi? “Për sa kohë jemi kampionë, duhet të vazhdojmë të fitojmë. Kush vjen te Partizani duhet t’i dijë objektivat. Të gjithë ne duhet të ecim në të njëjtën rrugë”, u shpreh Sormani.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan