sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

S’ndalet Dinamo, një tjetër rikthim nga titullarët e Kategorisë së Parë te blutë

Dinamo pas Klajdi Kukës dhe pritjes së dy lojtarëve që vijnë nga akademi të njohura të Seria A në Itali vazhdon që të jetë aktive në merkato për ndërtimin e një ekipi ambicioz, e madje që po projektohet dhe për sezonin e ardhshëm, për të qenë mes ekipeve që do të kërkojnë rikthimin në elitë.

Erald Kolgegaj, ish-futbollist i Bylisit në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, si dhe i Apolonisë, Korabit e Dinamos, nga sot e në vazhdim do të jetë pjesë e skuadrës kryeqytetase, që në këtë pjesë të mbetur të garës ka si qëllim mbijetesën.

Pritet ë këtë javë të ketë të tjera prezantime te blutë, ndërsa vetë klubi blu ka bërë zyrtar ne faqen e vet rikthimin e Kolgegës për pjesën e dytë të këtij sezoni, me një postim si më poshtë:

E.Saliu/Vipsport.al/